Site icon Telegrafi

Theret me thikë një i mitur në një autobus në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një i mitur është therur me thikë nga një tjetër i mitur në një autobus.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:10 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se në autobus viktima m/k i mitur është therur me thikë nga i dyshuari m/k po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Njësitë e hetuesisë kanë arritur që ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version