Telegrafi

Theret me thikë një i mitur në Gjilan

Foto: Ilustrim

Dy persona, njëri ndër ta i mitur janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht mes vete.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30, në Gjilan.

Siç thuhet në njoftim, njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/