Telegrafi

Theret me thikë një i mitur në Fushë Kosovë

Foto: Arkiv

Një person, i mitur është therur me thikë të hënën rreth orës 20:40 në Fushë Kosovë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima i mitur/mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ishte therur me thikë  në krahun dhe shpatullën e majtë nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur i cili gjendet në arrati.

Si pasojë e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. /Telegrafi/