Një femër është therur me thikë sot në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për Telegrafin se lidhur me rastin ka arrestuar një femër.
“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër)”, ka thënë ajo.
Ahmeti tha aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/