Një 45-vjeçar me inicialet G.B., është therur me thikë këtë shtunë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në në lagjen “Bregu i Diellit”, si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar./Telegrafi/