Një 26-vjeçar është therur me thikë sonte në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia me veprime të shpejta ka arritur që në vendin e ngjarjes të arrestojë të dyshuarin A. K. 39 vjeç dhe të njëjtin e ka dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë. Nga informacionet e para dyshohet që viktima, një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/