Një 21 vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është therur me thikë në një përleshje që ka ndodhur sonte në Lagjen “Emshir” në Prishtinë, ndërsa policia ka arrestuar tre të dyshuar të përfshirë në këtë incident.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e vila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.
“Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrit që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha ajo.
Sipas zëdhënëses, policia është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/