Site icon Telegrafi

Theret me thikë një 19 vjeçar në Drenas

Një therje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull) A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar: M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version