Site icon Telegrafi

Një nxënëse në Prishtinë theret aksidentalisht me thikë

Foto: Arkiv

Një nxënës i shkollës dyshohet se nga pakujdesia-aksidentalisht e ka lënduar me një mjet të mprehtë një nxënëse të po të njëjtës shkollë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se nxënëses i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

“Një mashkull kosovar nxënës i shkollës dyshohet se nga pakujdesia-aksidentalisht e ka lënduar me një mjet të mprehtë viktimën femër kosovare nxënëse e po të njëjtës shkollë. Viktimës  i është ofruar ndihma mjekësore, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version