Një person i mitur është therur sot nga një i mitur tjetër në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.
Borovci ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë, thikë”, ka thënë Borovci.
Ai ka shtuar se aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/