Site icon Telegrafi

Theret me mjet të mprehtë një person në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person i kombësisë turke, sipas prindit të tij, është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur.

Sipas raportit  të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:20 në rrugën “Kurrila”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima është hospitalizuar dhe sipas mjekut ka lëndime të rënda në pjesën e mushkërive.

“Është njoftuar edhe prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version