Telegrafi

Theren me thikë tre persona mes vete në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve (shtetas të Maqedonisë Veriore).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:10, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se lëndime trupore nga një mjetë i prehtë kanë pësuar tre viktimat meshkuj kosovarë, si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve meshkuj shtetas të Maqedonisë të cilët janë arrestuar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/