Telegrafi

Theren me thikë dy shtetas të huaj në Prizren

Foto: Ilustrim

Dy persona (shtetas të huaj) në rrethana të panjohura janë therur me thikë nga persona të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:20 në fshatin Vërmicë, në Prizren.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktimat janë duke u trajtuar në spital.

“Raportohet se në rrethana të panjohura dy ankuesit meshkuj shtetas të huaj janë therur me thikë nga persona të panjohur. Viktimat janë duke u trajtuar në Spital. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/