Dy persona janë therur me thikë dhe janë duke u trajtuar në spitalin e veriut të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.
“Së paku dy persona janë ther me thikë. Jemi duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar shkurt Hoti pa dhënë detaje tjera./Telegrafi/