Dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar ngjarjen duke bërë të ditur se viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.
Ndërkohë që policia ka filluar hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi.