Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e enjte në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy persona janë duke u trajtuar në QKUK pasi janë sulmuar me thikë nga disa persona të pa identifikuar, transmeton Telegrafi.
“Rr. 28 Nëntori, F. Kosovë. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovar janë duke u trajtuar në QKUK pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga person-a të pa identifikuar të cilët pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Polica bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/