Dy persona, vëllezër janë therur me një mjet të mprehtë, nga tre persona të tjerë.
Rasti ka ndodhur në Drenas të shtunën rreth orës 16:40.
Policia ka njoftuar se viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, e më pas janë dërguar në QKUK.
“Raportohet se dy vëllezër viktima meshkuj kosovar kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF, pasi që ishin të therur me një mjetë të mprehtë, ku njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, ka njoftuar policia.
Pas hetimeve është arrit të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/