Site icon Telegrafi

Theo do të largohet në verë, Milani gjen zëvendësuesin e francezit

E ardhmja e Theo Hernandez duket larg Milanit, pasi mbrojtësi francez pritet të largohet nëverë.

Milani tanimë e di vendimin e anësorit francez për tu larguar dhe ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Calciomercato në fakt ka raportuar se Rossonerët kanë gjetur zëvendësuesin e Theos dhe ai është belgu Maxim De Cuyper.

24-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Club Brugge ku ka shënuar këtë edicion një gol dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në 38 ndeshje zyrtare.

Rossonerët e shohin reprezentuesin belg si zëvendësuesin adekuat të Theos dhe po përgatiten për transferimin e tij në verë.

Club Brugge e di se ka vështirësi ta mbajë yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë po synon të fitojë 20 milionë euro.

Përveç Milanit, edhe Juventus, West Ham dhe Arsenal janë të interesuar për të, gjë që mund të çojë në një luftë ofertash për nënshkrimin e tij në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version