Telegrafi

Theo: Reali, ëndrra ime e fëmijërisë

Theo Hernandez ka zbuluar se ai gjithmonë ka ëndërruar të luaj për Real Madridin.

Edhe pse është ende një lojtar i Atleticos, 19 vjeçari pritet të kompletojë shumë shpejt kalimin në Bernabeu kur klubi mbretëror të aktivizojë klauzolën e tij prej 26 milionë euro.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

“Jam i ngazëllyer, i entuziazmuar që të luaj përkrah më të mirëve të botës”.

“Është një ëndërr e fëmijërisë e cila po më realizohet”, u shpreh Theo për marca.

Francezi i cili po shpreson të luaj për Spanjën një ditë ka luajtur 38 ndeshje si i huazuar te Alavesi duke ndihmuar klubin të ngjitet në gjysmën e tabelës dhe të sigurojë finalen e Kupës së Mbretit. /Telegrafi/