Kur kanë mbetur një javë larg ndeshjes Inter – Milan në qytetin e modës në Itali të gjithë flasin për derbin.
Njëri nga lojtarët më të mirë të Milanit, Theo Hernandez ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen derbi të xhiros së katërt në Serie A.
Mbrojtësi i majtë francez, Theo Hernandez ka deklaruar se tani është një Milan tjetër dhe do të bëjnë çmos për ta fituar takimin me Interin.
“Tani jemi një Milan tjetër dhe mund t’ia dalim. Ndihemi më të fortë dhe në fakt jemi më të fortë. E dimë që nuk është një ndeshje dosido, por jemi më të qetë dhe më të bindur në forcat tona. Duhet të vrapojmë, të luftojmë dhe të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka deklaruar Theo.
Milan ka humbur katër ndeshje radhazi në derbi nga Interi, por sipas francezit kjo do të marrë fund.
“Po, është e vërtetë kemi humbur katër sfida radhazi, por këtë herë mund të fitojmë”.
“Kemi një skuadër shumë më të fortë dhe një grup të bashkuar. Kemi edhe tifozërinë që na mbështet, ndonëse ende jo nga shkallët e stadiumit. Besoj se do t’ia dalim”, ka deklaruar Theo.
Inter dhe Milan përballen me 17 dhjetor në Serie A, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë për faktin se të dyja skuadrat e kanë nisur mirë edicionin e ri në Serie A. /Telegrafi/