Telegrafi

Theo Hernandez: Milani do ta mposht Interin

Theo Hernandez ka insistuar se Milani do ta mposht Interin në derbin Della Madonina që zhvillohet më vonë në këtë muaj.

Mbrojtësi i majtë që po rikuperohet nga një lëndim në kyçin e këmbës beson se Rossonerët do ta dalin fitues në derbin që zhvillohet më 21 shtator.

“Unë me të vërtetë dua të luajë në derbi”, ka thënë Hernadez në një intervistë për Sport Mediaset.

“Do të jetë derbi i parë që do ta luajë në Milan. Jam i sigurt se mund ta fitojmë përballjen nëse punojmë shumë”.

Lexo po ashtu Hernandez: Jam i lumtur te Milani, objektivi është Liga e Kampionëve

“Ne jemi duke blerë lojtarë të talentuar, por shumë të talentuar. Mendoj se duhet të japim gjithçka kur jemi në fushë dhe tifozët do të jenë të lumtur”, ka shtuar më tej ish-anëtari i real Madridit.

Lojtari 21-vjeçar u transferua në këtë verë te Milani, duke iu bashkuar listës së lojtarëve të rinj që u transferuan në këtë verë në San Siro. /Telegrafi/