• Pasanikët ngushëllohen me pasuri, ndërsa të varfrit me fëmijë.
• Aty ku mbaron ligji, fillon tirania.
• Bota është e madhe, por gjendet shumë pak vend në të.
• Doktori kërkon taksën e tij, pavarësisht se ai ka vrarë sëmundjen apo të sëmurin.
• E para gjë që gratë dinë, është që janë të bukura; e para gjë që mësojnë është se janë shumë të forta; e para gjë që kuptojnë kur vihen në provë, është se janë të brishta; e para gjë që harrojnë është se do plaken; dhe, e para gjë për të cilën kujtohen, është se e kishin harruar këtë gjë.
• E puthura e ëmbël, e puthura e artë, e puthur e nxehtë, zemër e djegur.
• Gruaja qan para dasmës, kurse burri pas saj.
• Kundërshtari forcohet shumë nga ofendimi që i bëhet.
• Literatura lind nga thellësia e shpirtit të popullit.
• Me njerëzillëk arrin më shumë se me forcë.
• Më mirë është të mos kesh asnjë doktor sesa tre.
• Miku sheh në një orë më shumë se i zoti i shtëpisë në një vit.
• Nëse nuk mund të themi të drejtën, s’do të thotë se duhet të gënjejmë.
• Në të vërtetë, fuqia e sunduesit është forca e atyre që ia lejojnë sundimin.
• Nëse në art nuk ka atdhe, tek artisti ai duhet të jetë.
• Një lypës nuk e urren lypësin tjetër aq shumë sa një doktor e urren një doktor tjetër.
• Njohuritë më të larta të filozofisë mund të shprehen mirë në gjuhë të popullit.
• Ofendohet lehtë ai që është shumë i kënaqur me veten.
• Për të besuar saktë, duhet filluar nga dyshimi.
• Të drejtuara keq, politika, feja dhe nacionalizmi ngadalësojnë ecjen përpara.
• Politika nuk mund të mos ketë sadopak dhe një bazë morale.
• Që të jetojë një komb, duhet të jetojë drejtësia dhe e drejta.
• Sa më tepër flasim për dinjitetin tonë, më pak na besojnë.
• S’është budalla ai që mendon budallallëqe, por ai që flet e bën gjëra të tilla.
• Sharja dhe zhargoni, armë e të ultëve.
• Vitet dinë më shumë se librat.
• Zoti paguan, por jo me rrogë javore. /Ekonomia Online/