• Ji vetvetja! Mos i lejo partnerit të të ndryshojë pasi, kur t’ia ketë arritur, do të jetë lodhur me ty.
• Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dashurojë.
• Nëse për lumturinë tënde të duhet leja e dikujt tjetër, je vërtet një mjeran i shkretë.
• Feja, ashtu si dashuria, nuk kalon përmes arsyes.
• Sa më vështirë të arrihet diçka, aq më shumë dëshirohet.
• Në natyrë nuk ka asgjë aq të pabesë, të egër dhe mizore, sa njeriu.
• Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.
• Si të gjitha vlerat e vërteta, dashuria nuk mund të blihet.
• Çfarë do të ishte dashuria pa rrezikun?
• Kush dashuron vërtet, bëhet hero e poet për një buzëqeshje, për një fjalë, për një shenjë të personit që dashuron.
• Një ditë, me lodhjen e fundit do të vijë paqja dhe toka mëmë do të më përqafojë.
• Vlera e tepërt që i japim minutave, ngutjes, që është në epiqendër të mënyrës sonë të jetesës, është padyshim armiku më i madh i lumturisë sonë.
• Atë që natyra kërkon nga njeriu është e shkruar brenda secilit prej nesh.
• Dhimbjet, zhgënjimet dhe melankolia nuk shërbejnë për të na hequr vlerat dhe dinjitetin, por për të na rritur.
• Lumturia nuk është kur na duan. Lumturia është kur duam ne.
• Fati dhe karakteri janë dy emra të të njëjtit koncept.
• Ai që zotëron guxim dhe karakter, bëhet shqetësim për ata që i rrinë pranë.
• Njeriu dallohet nga pjesa tjetër e natyrës, sidomos nga një shtresë gënjeshtrash që e mbështjell dhe e mbron.
• Nëse kemi frikë dikë, njohim tek ai një forcë mbi ne.
• Një pjesë të mirë të ëndrrave tona i jetojmë me intensitet më të madh sesa pjesën e ekzistencës zgjuar.
• Askush nuk ëndërron gjërat që nuk i përkasin.
• E keqja lind gjithmonë ku dashuria nuk mjafton.
• Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.
• Dija nuk mund të përcillet. Dija që i mençuri përpiqet të përcjellë ngjan përherë si çmenduri.
• Për të gjithë, edhe për më fatlumët, dashuria fillon me një dështim.
• Vetëm ai që ka nevojë për një prekje delikate di të prekë me delikatesë.
• Një artist i zoti është i destinuar të jetë i palumtur në jetë: sa herë që ka uri dhe hapën zymbylin e tij, gjen vetëm perla.
• Në zanafillë të çdo arti është dashuria. Vlerat dhe madhësitë e një arti përcaktohen mbi të gjitha nga aftësia e dashurisë së artistit.
• Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.
• Edhe një orë e ndalur shënon orën e saktë dy herë në ditë. /EO/