Megjithëse është miliarder, e ka të pamundur t’i mbajë të gjitha veturat që i ka në pronësi
Në prill të vitit të kaluar, themeluesi i WhatsApp Jan Koum, vendosi të largohej nga bordi drejtues i Facebook, transmeton Telegrafi. Kjo pasi në vitin 2014, ai e shiti kompaninë e tij WhatsApp për 19 miliardë dollarë.
Koum vendosi të largohej nga ky biznes, në mënyrë që të zgjerojë koleksionin e tij të modeleve Porsche. Tani duket se ky koleksion është zgjeruar shumë dhe ai ka vendosur t’i shesë disa prej tyre, përfshirë edhe tri modele që janë ikona në aspektin e aerodinamikës.
“Shumica e këtyre makinave, janë shembujt më të mirë në botë dhe kanë rol të rëndësishëm në koleksionin tim. Por, vetëm sikur të kisha kohë dhe hapësirë të pa limituar, nuk do t’i shisja kurrë” ka thënë Koum.
Megjithëse i mërzitur nga vendimi, ai është shprehur i gëzuar, se mund t’ia japë mundësinë edhe dikujt tjetër, që të ketë në pronësi një pjesë të historisë së Porsche.
Ende nuk është bërë e ditur, nëse koleksioni me dhjetë Porsche do të shitet në grup, apo në mënyrë individuale. /Telegrafi/