Site icon Telegrafi

Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg ka qenë nën kritika së fundmi.

Ai është akuzuar për “përkulje” ndaj presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe për heqjen e verifikimit të fakteve nga Facebook.

Ndërsa së fundmi Zuckerberg ishte pjesë e podkastit të Joe Rogan, ku bëri të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një ankesë që ai kishte është për mungesën e produkteve të reja mbresëlënëse nga Cupertino.

Zuck akuzoi Apple se ishte e vetëkënaqur, duke qëndruar prapa për 20 vitet e fundit pas shpikjes së iPhone.

Ai thotë se nuk është e qartë nëse Apple po shet më shumë njësi iPhone nga viti në vit.

Problemi, sipas Zuckerberg, është se çdo gjeneratë e iPhone-ve nuk sjell shumë ndryshime. përmirësimeve.

Për më tepër, CEO i Meta ka gjithashtu një problem me mënyrën se si Apple krijon pajisje që konsumatorët blejnë për iPhone.

Ai citoi AirPods, duke theksuar se janë bërë në një mënyrë që pengojnë kompanitë e tjera të zhvillojnë diçka që mund të lidhet me iPhone në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version