Juventusit në ndeshjen ndaj Veronas iu anuluan dy gola, të dyja të shënuara nga Moise Kean, ndërsa njëri prej tyre ishte për centimetra.
Sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildishtë realizoi një gol spektakolar individual në minutën e 13-të, por për befasinë e të gjithëve ndërhyri sistemi VAR që e zhvlerësoi për pozicion të parregullt.
Pas rifillimit të lojës, regjia nxori foton ku dallohej pozicioni jo i rregullt, e ku Kean vetëm për disa centimetra të thembrës ishte jashtë.
Moise Kean opened the scoring for Juventus in the first half vs Verona but goal was disallowed for offside!
— Toby Smile (@toby_smile) October 28, 2023
Fati i keq e përndoqi sulmuesin e Juves edhe gjatë pjesës së dytë, pasi iu anulua një tjetër gol (me kokë) nga sistemi VAR.
Sulmuesi kishte bërë ndërhyrje të gabuar në momentin e ndërtimit të aksionit.
Por në fund Juventusi mori tri pikë me golin e shënuar nga Andrea Cambiaso në minutën e gjashtë të kohës shtesë. /Telegrafi/