Site icon Telegrafi

Thellohet pabarazia racore në Britani

Qeveria duhet të bëjë më shumë në trajtimin e rrënjosjes së thellë të pabarazisë racore ose do të përballet me një ndarje drastike të etnive në BM, deklaroi sot Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Barazisë, i financuar nga qeveria, duke paralajmëruar se pabarazia është përkeqësuar shumë në mesin e të rinjve me ngjyrë gjatë pesë viteve të fundit.

Një studim lidhur me pabarazinë racore në arsim, punësim, të ardhura, strehimin, shëndetësi dhe drejtësisë penale ka treguar se jeta është bërë më e drejtë, për disa njerëz gjatë këtyre pesë viteve të fundit.

Por për të tjerët, përparimi ka ngecur dhe për disa, në veçanti të rinjtë me ngjyrë, në shumë sfera jeta është bërë më keq gjatë këtyre viteve, thuhet në këtë raport.

“Dështimi për të trajtuar pabarazinë e rrënjosur thellë do të përkeqësojë ndarjet në shoqërinë tonë nëse qeveria nuk ndërmerr masa urgjente”, shtoi komisioni.

Exit mobile version