Telegrafi

“The Sun” zbulon rrjetin që trafikon shqiptarët në Britani, ja sa paguajnë emigrantët

Gazeta britanike “The Sun”, ka zbuluar një bandë kriminale e cila përfiton 140 mijë paund për trafikun e emigrantëve.

Në një artikull të publikuar në këtë gazetë, thuhet se banda përdor anije që nisen nga qyteti bregdetar Dymchurch, Kent në Gjermani për në Calais të Britanisë.

Sipas “The Sun” e njëjta bandë besohet se po transportonte 18 emigrantët të cilët rrezikuan të mbyteshin, pasi varka me të cilën po udhëtonin u fundos.

Gazeta ka publikuar edhe disa video ku mendohet se janë filmuar pjesëtarët e grupit që kryen trafikun e emigrantëve.

LEXO PO ASHTU: Momenti i trafikimit të shqiptarëve me anije në Britani! (Video)

Në video dallohen dy makina dhe një furgon tip Ford që ndalojnë dhe qëndrojnë për rreth 13 minuta dhe më pas kryejnë transportin e emigrantëve pas udhëtimit nëpërmjet detit gjatë natës.

Pamjet, sipas gazetës, janë filmuar në muajin maj.

Ndërsa video tjetër tregon një skaf të bardhë me rimorkio duke transportuar emigrantë.

Një shqiptar i tha policisë se kishte paguar 8 mijë paund për transportin nëpërmjet barkës. Kjo do të thotë se banda do të përfitojë 140 mijë paund për çdo udhëtim.

Zyrtarët vendorë në Dymchurch thanë se javët e fundit janë rritur shumë anijet e dyshimta në zonën detare.