Për të dytën javë radhazi, filmi “The Martian” është filmi më i shikuar në kinematë amerikane.
Filmi me Matt Damon në rolin kryesor, në fundjavën që lamë pas ka përfituar 37 milionë dollarë.
Në vend të dytë ndodhet “Hotel Transylvania” (20.3 milionë dollarë), ndërsa “Pan” është i treti me (15.5 milionë dollarë).
Pesë vendet i para përmbyllen nga “The Intern”(8.7 milionë dollarë) dhe “Sicario” (7.4 milionë dollarë).
Është pritur që filmi “Pan”, i cili është adaptim i përrallës për fëmijë të Petar Panit, të marrë kryesimin. Mirëpo, përkundër buxhetit të madh prej 150 milionë dollarësh të shpenzuar, ky film nuk arriti pritshmëritë në javën e parë të shfaqjes. /Telegrafi/