Telegrafi

Thaqi: Barazimi është rezultat i mirë

Ballkani dhe Drita kanë luajtur baras në derbin e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Edvin Kuc realizoi për skuadrën vendase, derisa Leonat Vitija barazoi shifrat për mysafirët.

Drita krijoi disa raste të mira shënimi, derisa trajneri Arsim Thaqi ka thënë se barazimi është rezultat i mirë për skuadrën e tij.

“Normal, ishte një ndeshje e vështirë mes dy ekipeve më cilësore, gjë që edhe është pritur. Ka merituar ndoshta më shumë ky spektakël, por ndeshja sërish arsyetoi epitetin e derbit”.

Lexo po ashtu Spektakël në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës, por që përfundon pa fitues

“Të dyja skuadrat luajtën mirë, ndonëse me pak fat kemi mundur të fitojmë”.

“Edhe barazimi është rezultat i mirë, përkundër që distanca e pikëve me Ballkanin mbetet, por të cilën synojmë ta rikuperojmë në ndeshjet tjera për ta rikthyer pozitën e parë në tabelë”, deklaroi Thaqi pas ndeshjes.

Ballkani mbetet lider në Albi Mall Superligë me 50 pikë, dy më shumë se Drita që ndodhet në pozitën e dytë. /Telegrafi/