Site icon Telegrafi

Thanë se do ndaheshin pas “Big Brother”, por Gerta dhe Denisi vazhdojnë të dalin bashkë (Foto)

Spektakli i njohur “Big Brother Albania” ka sjellë shumë surpriza këtë vit në edicionin e tij të nëntë.

Loja me çifte po vazhdon të tërheq vëmendjen e spektatorëve, të cilët tashmë veç kanë krijuar simpatinë e tyre për ndonjë nga çiftet e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Gerta dhe Denisi janë çifti i parë të cilin publiku i nxori këtë shtunë nga spektakli sipas televotimit, gjersa ishin atë të cilët pohuan në natën e së shtunës se nuk do të ishin më çift.

Të njëjtën gjë ata e thanë edhe në spektaklin e së dielës “Big Brother Fan Club”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga spektakli i njohur Big Brother Albania

Por, duket se ky “zotim” nuk i ka zgjatur edhe shumë, të paktën kështu na lë tyë kuptojmë daljet e tyre të shpeshta së bashku edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother.

Ka qenë Gerta ajo e cila ka publikuar sot (e martë) një fotografi ku shfaqej bashkë me Denisin dhe në mbishkrimin e fotografisë kishte vendosur një ikonë zemre, megjithëse që të dy kishin pohuar se nuk do të takoheshin më.

Mbetet të shihet nëse do të jetë vërtet ndarja vazhdimësia e dyshes Gerta dhe Denis. /Telegrafi/

Exit mobile version