Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë shkuar sot për një vizitë në Hagë.
Haxhi dhe Hyrë Thaçi kanë vizituar djalin e tyre, i cili po mbahet tash e disa vite në paraburgim, transmeton Telegrafi.
Fotografitë nga vizita e tyre në Hagë tashmë janë duke qarkulluar në rrjetet sociale.
Ndryshe, aktakuza e parë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.
Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. /Telegrafi/