Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në zyrat e BE-së në Shkup realizoi takim me Anëtarët e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein dhe Jörgen Siil, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe për proceset integruese të vendit.
Në lidhje me koalicionet e mundshme, Thaçi thotë se ”nuk do të koalicionojë me këta ish-qeveritarët të cëlët e sjellën këtë gjendje, por në këtë moment nuk dua t’i ndihmoj askujt. Dua t’i ndihmoj vetes, PDSH-së dhe shqiptarëve.”/Telegrafi/