Site icon Telegrafi

Thaçi: Zgjedhjet në komunat veriore në shërbim të integrimit të të gjitha komuniteteve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar për proces të rregullt zgjedhor, i cili po zhvillohet sot  në komunat veriore të Kosovës.

Thaçi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Subjektet politike dhe qytetarët i përgëzoj për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe uroj proces të rregullt zgjedhor. Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/

Exit mobile version