Telegrafi

Thaçi: Xhudistet po vazhdojnë t’i sjellin Kosovës lajme të mira

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar fitoret e xhudisteve tona, duke thënë se ato po vazhdojnë t’i sjellin Kosovës lajme të mira, gëzime të mëdha dhe momente krenarie.

“Majlinda Kelmendi dhe xhudistet tona po vazhdojnë t’i sjellin Kosovës lajme të mira, gëzime të mëdha dhe momente krenarie”.
“Me medaljen e sotme të artë, ajo shënoi hat-trick në Kampionatin Evropian të Xhudos”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë që Majlinda Kelmendi triumfoi në finale duke marrë medaljen e artë përballë xhudistes ruse.

Ndërkohë Nora Gjakova mori medaljen e bronztë në kampionatin evropian që u mbajt në Poloni. /Telegrafi/