Site icon Telegrafi

Thaçi: Vendimet e sotme të dy qeverive, një hap drejt bashkimit të shqiptarëve nën ombrellën e BE-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka përshëndetur takimin e sotëm mes dy qeverive shqiptare të mbajtur në Pejë.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se takimet e tilla, mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë kanë rol të veçantë në interesat strategjike të të dyja shteteve.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version