Telegrafi

Thaçi: Ushtrinë do ta kemi, por edhe partneritetin me ndërkombëtarët

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka theksuar sërish se Ushtria e Kosovës do të formohet.

Thaçi në emisionin “Click” në RTV21, ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri, do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe do të mbyllet suksesshëm.

“Do ta kemi ushtrinë dhe do ta ruajmë partneritetin me ndërkombëtarët”, tha Thaçi, transmeton Telegrafi.

Presidenti më tej ka theksuar se do të vazhdojnë të insistojnë që t’i bindin deputetët e Listës Serbe që të marrin pjesë në këtë proces, duke theksuar se Ushtria e Kosovës nuk do të jetë vetëm e një etnie.

“Deputetët e Listës Serbe do ti presim deri në sekondën e fundit që të marrin pjesë në këtë proces”, tha Thaçi.

Duke komentuar letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Thaçi tha se “nuk i kundërpërgjigjem askujt, por është obligim i imi kushtetues që të ju sqarojë”

Thaçi shtoi se fundi i fundit ky është vendim i institucioneve të Kosovës që të vendosin vetë./Telegrafi/