Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vetëm duke i respektuar rekomandimet mund të tejkalohet kjo periudhë e vështirë.
“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/