Telegrafi

Thaçi uron rikthimin e Eliot Engel në krye të Kongresit Amerikan

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar Eliot Engel për mandatin e ri si Kryetar i Komitetit të për marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikan.

Përmes Twitter-it, Thaçi ka thënë se Engel ka qenë ndër personalitetet kyçe të lirisë, pavarësisë dhe njohjes së Kosovës.

Lexo po ashtu Miqtë e shqiptarëve rikthehen në krye të Kongresit Amerikan

“I nderuari Eliot Engel, urime për mandatin e ri si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikan.

Ju keni qenë ndër personat kyç për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare.

Presim bashkëpunim të mëtejmë për marrëveshjen përfundimtare të paqes”, ka shkruar presidenti./Telegrafi