Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ua ka uruar besimtarëve ortodoksë, Pashkët.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, përmes kësaj feste të përcillen ndjenjat e mirësisë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin.
Thaçi thotë se Kosova ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohemi festave të të gjitha komuniteteve
“Me rastin e Pashkëve ortodokse, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj këtë festë me besimin në vlerat pozitive religjioze, ndjenjat e mirësisë dhe respektin e ndërsjellë për njëri-tjetrin. Jam i lumtur që shtëpia jonë, Republika e Kosovës, ka harmoni dhe tolerancë ndëretnike, ku secili i gëzohemi festave të të gjitha komuniteteve”, ka shkruar presidenti.