Site icon Telegrafi

Thaçi uron Majlinda Kelmendin

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka komentuar fitoren e Majlinda Kelmendit në Kazan të Rusisë, si më e mira e Evropës në Judo.

Ka folur edhe për suksesin e Nora Gjakovës.

“Majlinda e fitoi të artën edhe në Evropianin e xhudos në Kazan. Urime edhe Norës për suksesin. Shenja premtuese në prag të debutimit të shtetit tonë në Lojërat Olimpike në Rio”, ka thënë Thaçi.

Nora Gjakova pret për pak minuta të luftojë për vendin e tretë që do t’i siguronte medalje të bronztë.

Exit mobile version