Telegrafi

Thaçi uron 8 Marsin: Shumë gra të Kosovës, zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi, në të gjitha fushat e jetës.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera. Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/