Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Zhur të Prizrenit, ku pas një shpërthimi mbeti i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se me dhimbje të thellë mori lajmin për rënien në krye të detyrës të policit, Sami Thaqi.
Postimi i plotë i Thaçit:
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për rënien në krye të detyrës të policit Sami Thaqi. Familjes Thaqi dhe gjithë kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Policëve të tjerë të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Po ashtu, nga organet e rendit dhe drejtësisë kërkoj angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së policit Sami Thaqi”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/