Site icon Telegrafi

Thaçi tregon çfarë i tha kancelares Merkel për arrestimin e Gjuriqit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel, është ankuar shumë për arrestimin e Marko Gjuriq nga institucionet e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që pati me Merkel në Berlin.

“Ne jemi liderë të Ballkanit Perëndimor dhe mbi supe bartim probleme të shumta. Nganjëherë nuk mund të largohemi nga logjika e ankesave të shumta. E di që ka qenë një ankesë e gjatë e autoriteteve të Serbisë sa i përket Gjuriqit”, ka pohuar Gjuriq.

“Diçka e tillë është ngritur nga kancelarja, por shteti i Kosovës është sovran dhe ka proceduarat e veta. Kosovës nuk i është dashur ajo ngjarje, është imponuar dhe është provokuar nga Serbia, por e ka marrë përgjigjen e merituar nga institucionet e vendit”, tha presidenti, në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“I kam thënë edhe Merkelit, nëse ai (Marko Gjuriq) është aq shumë i interesuar të vijë në Kosovë, ia japim edhe shtetësinë e Kosovës”, tha ai.

“Unë e respektoj interesimin legjitim për qytetarët e Kosovës, por dua të theksoj se Seria është e interesuar për territor të Kosovës e jo për qytetarët serbë në Kosovë”.

“Dallimi i jonë me Serbinë qëndron në atë se ne punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa Serbia provokon tensione me synime territoriale”, tha Thaçi.

Exit mobile version