Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se të martën ka takuar përfaqësuesit e OVL – UÇK-së, ku këta të fundit sipas tij, kanë kërkuar që procesi me listat e veteranëve të kthehet në pikën zero.
Kështu ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta”, ka thënë i pari i Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të presidentit Thaçi:
Sot prita përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën.
Përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta. /Telegrafi/