Site icon Telegrafi

Thaçi takon Palmer, flasin për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi ka zhvilluar një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim biseduan për mundësitë e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë.

Në këtë takim vlen të theksohet se presidenti ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/

Exit mobile version