Site icon Telegrafi

Thaçi takon Mogherinin, flasin për dialogun

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së.

Theksojmë se para ditësh është mbajtur edhe Samiti i Berlinit, në të cilën Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Takimi i Berlinit është mbajtur pas ftesës së kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macroon. Në takimin ishin liderët e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version