Telegrafi

Thaçi takoi mikun e madh të Kosovës, kongresistin Eliot Engel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Nju Jork të SHBA-së, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot mikun e madh të Kosovës, kongresistin amerikan Eliot Engel.

Thaçi, përmes një postimi në Faceboook, ka bërë të ditur se gjatë takimit me kongresistin Engel, e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin dhe avancimin e Kosovës në të gjitha rrafshet.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun e dëshmuar të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. E falënderova kongresmenin Engel për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin dhe avancimin e Kosovës në të gjitha rrafshet”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/