Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Amerikës, ka takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.
Këtë Thaçi e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Presidenti i vendit ka thënë se edhe në këtë takim, ka marrë përkrahje nga Pompeo për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, transmeton Telegrafi.
“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Gjatë kësaj vizite, Thaçi është takuar edhe me kongresmenë e zyrtarë tjerë amerikanë. /Telegrafi/