Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Për këtë Thaçi ka njoftuar përmes llogarisë në Twitter, duke thënë se me Lajçakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.
Thaçi deklaroi se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak nga Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces”, ka shkruar Thaçi.
Postimin e Thaçit në Twitter e ka komentuar Lajçak, duke thënë “Unë nuk mund të pajtohem më shumë”.
Excellent conversation with @MiroslavLajcak in Brussels. The dialogue has no alternative. #Kosovo and #Serbia need to achieve the final agreement. We need the #EU and EU needs us! We have to act. Lajcak has my support in this process.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 5, 2020
Lajçak është emëruar përfaqësues i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, në fillim të prillit.
Paraprakisht, Thaçi ka deklaruar se “misioni i tij është i paracaktuar të dështojë”, për shkak të angazhimit të Lajçakut “për ta ndaluar Sllovakinë që ta njohë Kosovën”.
Në muajin qershor, Thaçi dhe Lajçak janë takuar në Prishtinë. /Telegrafi/